Me vetura e më pak me bicikleta në Kuvend (Video)
Shumica e deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë vijnë me vetura
Dikush me makinë luksoze e dikush edhe me të vjetra. Por ajo që ra në sy është se askush nuk është i apasionuar pas çiklizmit.
Por ka edhe prej tyre që vijnë në këmbë dhe me autobus.
E disa prej deputetëve thonë se nuk e dhezin makinën për të ardhur në punë, për shkak të përkujdesjes së tyre për të mos ndotur ambientin, shkruan TV21.TV
Por si problem paraqitet edhe mungesa e vendparkimit.
Seanca ishte e thirrur si zakonisht në ora 11:00, filloi me gjysme orë vonesë. Edhe sot erdhi në shprehje disponimi i ndryshëm tek deputetët, i përcjellë me të qeshura, por edhe me nervozë.
E në një atmosferë të tillë tërhoqën vëmendjen deputetët Kërsto Mukovski i VMRO-DPMNE dhe Goran Misevski i PRSD-së.
I pranishëm ishte edhe ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov, që ka edhe mandat deputeti, i cili u mundua ta fsheh telefonin e tij nga kamerat.
Edhe në ditën e tetë seanca u mbyll pa debat substancial./21Media