Vetura e vjedhur në Graqanicë gjendet në Skenderaj

Policia sot ka arritur të identifikojnë dhe gjejnë veturën që ishte raportuar e vjedhur një ditë më parë në Stacionin Policor në Graqanicë. Lajmin pë rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.
“Hetuesit policor mbi bazën e informacioneve dhe veprimeve konkrete të ndërmarra, bazuar në të dhënat për llojin e veturës dhe elementeve tjera që ndërlidheshin me rastin, në orët e mesditës së sotme, në qytetin e Skenderajt kanë lokalizuar lokacionin ku ndodhej vetura e llojit BMV me çrast gjatë verifikimit të të dhënave të veturës ka rezultuar se vetura në fjalë është vetura e cila një ditë më parë ishte raportuar e vjedhur në zonën e Graqanicës.”, ka bërë të ditur Zahiti.
Ndërkohë që, për veprime të mëtejme hetimore, rasti u është proceduar hetuesve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë./21Media

Back to top button