Vetura godet dy këmbësore në Prishtinë
Dy këmbësore janë goditur nga një veturë në vendkalimin e këmbësorëve në rrugën “Agim Ramadani”.
Sipas raportit 24 orësh të policisë thuhet se viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, kurse i dyshuari është liruar në procedure të rregullt.
“Dy viktimat femra kosovare (këmbësore) kanë pësuar lëndime trupore pasi janë goditur në vendkalimin e këmbësorëve nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.