Vetura godet këmbësorin në Sekiraqë të Podujevës

Sot, rreth orës 17:00 në rrugën Podujevë-Prishtinë (në fshatin Sekiraqë) ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku vetura ka goditur një këmbësor.
Lajmin për portalin rtv21, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 17:00, në rrugën Podujevë-Prishtinë (në fshatin Sekiraqë) ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori”, ka thënë Ahmeti.
Tutje, Ahmeti bëri të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor dhe se me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal.
“Si pasojë e aksidentit këmbësori, ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, shtoi tutje Ahmeti./21Media

Back to top button