Vetura godet një 15-vjeçar

Një veturë ka goditur një 15-vjeçar në Elbasan këtë të shtunë. Aksidenti ndodhi në rrugën Gostimë-Mollas, fshati Mollas.
Mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin K. Z., 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar shtetasin e mitur K. H., 15 vjeç, banues në fshatin Mollas.
15-vjeçari është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën./vizionplus

Back to top button