Vetura godet një këmbësor në Rahovec

Një këmbësor është goditur nga vetura sonte në rrugën “Avdullah Bugari” në Rahovec.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës.
Ai ka treguar se këmbësori është ndaluar për trajtim në Spitalin e Gjakovës, konkretisht në repartin e Ortopedisë, pasi ka marr lëndime të rënda trupore dhe frakturë në dorën e djathtë.
Sipas Xhurkajt, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur shkaku i mospërshtatjes së shpejtësisë.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka autorizuar hetuesit e aksidenteve të bëjnë shikimin e vendit të ngjarjes, dhe rasti është proceduar në mënyrë të rregullt./21Media

Back to top button