Vetura godet për vdekje një 75-vjeçar në Kopiliq të Skenderajt

Një këmbësor i moshës 75-vjeçare ka vdekur sot në Kopiliq të Skenderajt.

Në aksident ishin përfshirë një veturë dhe këmbësori.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook.

Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Aksident trafiku me fatalitet. Rreth orës 17:00, është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në fshatin Kopiliq të Skenderajt. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën këmbësori i moshës rreth 75 vjeçar.Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa-jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës në Facebook. /21Media

Back to top button