Vetura përfshihet nga zjarri pas aksidentit në rrugën Lushnjë-Rrogozhinë

Një automjet ka shpërthyer në flakë pasi u aksidentua me një tjetër mjet sot në rrugën Lushnjë-Rrogozhinë.
Mjeti “Ford” goditi nga pas një mjet tjetër tip “BMW” dhe si pasojë e goditjes “Ford”-i ka shpërthyer në flakë, raporton tch, përcjell KosovaPress.
Drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët kanë arritur të dalin menjëherë nga automjeti, duke marrë dëmtime të lehta, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes.