Video nga marrja e pengjeve në Istog
Flasin dëshmitarët të cilët shprehen të tronditur
Ngjarja e sotme në Istog ku mbetën të vrarë dy persona, polici Izet Demaj dhe një grabitës ka tronditur publikun.
Sipas policisë një grabitës ka tentuar që të plaçkitë filialin e NLB Banës në Istog dhe në tentim për të ikur nga policia ka shkrepur me armë zjarri, shkruan rtv21.tv.
Nga shkëmbimi me me armë zjarri mbetën të vdekur edhe polici Demaj dhe grabitësi K. M.
Në një video që ka siguruar rtv21.tv shihen momente nga gjuajtja me armë dhe marrja e pengjeve në bankë.
Sipas dëshmitarëve të rastit të cilët shprehen të tmerruar janë dëgjuar 30 krisma armësh ndërsa një plumb ka depërtuar edhe në lokalin përballë bankës.
Lidhur me rastin kanë reaguar edhe krerët e shtetit të cilët kanë shprehur ngushëllime për policin e vrarë duke e konsideruar atë si hero./21Media