Videoja merr vëmendje në rrjetet sociale: Gruaja që ngjan me presidenten Osmani

Një video po merr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale, duke shfaqur një ngjashmëri të jashtëzakonshme midis një gruaje latine dhe Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në pamjet që po bëjnë xhiron e internetit, shfaqet presidentja Osmani në një video në një laptop, ndërsa menjëherë pas saj, një grua që ka një ngjashmëri me të.

Duket që videoja është krijuar nga një burrë që ka dashur të dokumentojë ngjashmërinë mes gruas së tij dhe Presidentes së Kosovës.

Gjatë videos, gruaja përpiqet të imitojë qëndrimin e presidentes Osmani, po ashtu edhe përshëndet në gjuhën shqipe, ndërsa në sfond duket flamuri i Kosovës.

@pattymc7 Replying to @user8787698625937 We love Kosovo 🇦🇱🇽🇰 this comment was funny @Mariento Photography #kosovoisalbania #kosovo #albaniantiktok #albaniansbelike #dominicansbelike #spanishgirl #latinasbelike ♬ original sound – Pattymc7

Back to top button