Videoklipe të reja nga këngët e albumit “Dafinë Moj”

Vitin e kaluar këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun shqiptarë, Dafina Zeqiri solli albumin e titulluar “Dafinë moj”.
Këtë fillim vit Dafina, në vend të këngëve të reja ka zbuluar se është duke realizuar videoklipe nga projekte e albumit “Dafinë Moj”.
Dafina ka bërë të ditur se është në përgatitje të dy klipeve të reja për këngët nga albumi i saj i fundit.
“Më shumë videoklipi po vijnë nga albumi im Dafinë Moj, qëllojani cilat janë dy këngët?”, ka shkruar Dafina në postim.

“Dafinë Moj” ka 14 këngë, 10 prej të cilave janë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës.
Për këngen e parë të albumit, “Dafinë Moj” Dafina ka bashkëpunuar me nënën e saj Melihate Zeqiri, shkruan rtv21.tv
Të tjera bashkëpunime përfshijnë emra të njohur nga estrada si: DJ Geek, Lyrical Son, MC Kresha, Elinel, Tuna, Argjentina Ramosaj, Ron, Lumi B dhe Buta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINË MOJ (@dafina.zeqiri)


Kujtojmë se,  javën e kaluar Dafina solli këngën “Më fal” që erdhi në bashkëpunim me Majk. Kjo këngë për tri ditë në Youtube ka mbledhur mbi 3 milionë klikime./21Media

Back to top button