Vidhen 10 mijë euro në një institucion mikrofinanciar në Prizren nga një person i armatosur

Menaxherja e një institucioni mikrofinanciar ka raportuar në polici më 27 janar se janë vjedhur 10 mijë euro këtij institucioni në Prizren.
Siç njofton policia në raportin 24 orësh aty gjatë orarit të punës ka hyrë një person i maskuar, i armatosur dhe nën kërcënimin e një pistoletë ka marrë paratë kesh.
Nuk raportohet për të lënduar ndërsa rasti është nën hetime./21Media

Back to top button