Vidhen disa armë zjarri në një poligon të shenjëtarisë në Gjakovë

Disa persona të panjohur kanë hyrë në një poligon të shenjëtarisë në Gjakovë, ku kanë vjedhur disa armë zjarri.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 00:55, kemi pranuar informatë se persona deri më tani të panjohur, me forcë kanë depërtuar në një poligon të shenjëtarisë në Gjakovë, dhe nga aty kanë vjedhur disa armë zjarri. Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast “vjedhje e rëndë”. Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve”, ka thënë Elezaj./21Media 

Back to top button