Vidhen kompjutera në Zveçan

 

Policia ka bërë të ditur se dje gjatë mesnatës janë vjedhur disa kompjutera në një lokal në Zveçan.

Rastin në polici e ka raportuar pronari i lokalit, i cili nuk është në dijeni se kush mund të jenë personat që e kanë kryer këtë vepër.

Rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button