Vidhet një veturë në Prishtinë, policia e gjen dhe ia kthen pronarit

Dyshohet se në Prishtinë gjatë ditës së diel është vjedhur një veturë.
Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se policia ka arritur ta gjejë veturën dhe ia është kthyer pronarit.
“VETURË E VJEDHUR – E GJETUR. Rr. Bill Klinton, Prishtinë / 02.02.2025 – 10:10. Është raportuar se nga persona të panjohur është vjedhur vetura me targa vendore, pronë e viktimës mashkull kosovar. Njësia policia ka arritur të gjeje veturën dhe me vendim të prokurorit, pas procedurave vetura i është kthyer pronarit”, thuhet në njoftim. /21Media