“Viganët” në dy mbrëmje rikthehet në Teatrin e Gjilanit

Më 7 e 8 prill jepet shfaqja “Viganët” në Teatrin e Gjilanit e cila është prodhim i këtij teatri.
“Viganët” një ndër shfaqjet kryesore të Festivalit të Dramës Shqipe 2022, do të jepet këto dy mbrëmje filluar nga ora 20:00.
Shfaqja e Visar Krushës e me regji të Ilir Bokshit është cikli i kreshnikëve apo siç quhet ndryshe, cikli i Mujit dhe Halilit e përbën pjesën më madhështore të folklorit shqiptar, në të cilin shpaloset me forcë dhe përmasa të mëdha bota shqiptare.
Këngët kreshnike përbëjnë një vlerë shpirtërore dhe një burim të pasur të fabulave dramatike të kreshnikëve.
“Viganët” i ngrehë në skenë të bëmat e kreshnikëve, përkatësisht ato të Mujit dhe kreshnikëve, njerëzve të tjerë dhe figurave mitologjike që sillen përreth Mujit duke shpërfaqur kështu një dimension të ri të këngëve kreshnike, pasurinë teatrore të këtyre këngëve, ku si te tragjedia antike, heronjtë, jeta e tyre dhe të bëmat e tyre reflektohen, ndërveprojnë dhe gjykohen me opinionin e korit duke përçuar kështu njëkohësisht vlera universale dhe moderne të këtyre këngëve./21Media

Back to top button