Vihet gurthemeli i një shkolle në Kaçanik

Sot u bë vënia e gurthemelit të shkollës “Besim Ilazi” në Kaçanik

Vendi ynë përballet me shumë sfida dhe njëra prej tyre është integrimi i të rinjve në tregun e punës, u tha sot në vënien e gurthemelit për ndërtimin e shkollës fillore të mesme të ulët “Besim Ilazi” në Kaçanik të vjetër.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ditën e sotme e konsideroi të veçantë për Kaçanikun e vjetër, pasi sipas tij sot po fillohet një shkollë e re, duke u siguruar kështu nxënësve kushte më të mira, për t’i përgatitur për sfidat të cilat Kosova i ka para vetes.

“Kosova ka shumë sfida, e më e madhja midis tyre është integrimi i të rinjve në tregun e punës, duke u hapur atyre perspektiva të reja dhe njëkohësisht duke e zhvilluar vendin”, tha Veseli, duke i uruar nxënësit për shkollën e re dhe duke i porositur ata që të mos harrojnë asnjëherë sakrificën e dëshmorëve.

Ndërsa, kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi theksoi se kjo është një ditë e veçantë për nxënësit dhe arsimtarët pasi po vihet gurthemeli i shkollës që mbanë emrin e dëshmorit Qamil Ilazi.

Në këtë shkollë mësojnë rreth 500 nxënës./21Media

Back to top button