Vikend me mot të ndryshueshëm

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë vikendit moti do të jetë kryesisht i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa vranësirat do të shoqërohen me riga shiu.
E shtunë, 24 janar:
Mot i vranët me intervale dielli Temperatura minimale: -3 deri 0°C Temperatura maksimale: 5–8°C Era veriperendimi me shpejtësi 1–5 m/s
E diel, 25 janar:
Mot kryesisht i vranët me riga shiu Temperatura minimale: 0–3°C Temperatura maksimale: 8–12°C Era nga verilindja me shpejtësi 1–6 m/s
Parashikimi paralajmëron qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjeve dhe aktivitetet jashtë, për shkak të kushteve të paqëndrueshme atmosferike.