Vikendi sjell super përballje në Superligën e Kosovës në basketboll

Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet këtë fundjavë, ku do të zhvillohen disa përballje tejet interesante në kuadër të xhiros së gjashtë të edicionit aktual.
Këtë xhiro do ta hap ndeshja tejet interesante mes Rahovecit dhe gjigantit të basketbollit kosovar, Sigal Prishtinës, takim ky që zhvillohet këtë të shtune me fillim nga ora 17:00.
Ndërkaq, e gjithë vëmendja do të jetë te përballja në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku kampioni, Ylli zhvillon ndeshje si mysafirë kundër Trepçës të dielën me fillim nga ora 17:00.
Më poshtë mund të gjeni programin e plotë të ndeshjeve të vikendit në Superligën e Kosovës në basketboll.
E shtunë
17:00 Rahoveci – Sigal Prishtina
19:00 Ponte Prizreni – Vëllaznimi
E diel
17:00 Trepça – Ylli
19:00 Bashkimi – Peja.

Back to top button