Viktima e dytë e sulmeve të Vitit të Ri në Kiev vdiq në spital

Një burrë 46-vjeçar i cili u plagos nga një sulm rus në kryeqytetin ukrainas të shtunën ka vdekur në spital, sipas kryebashkiakut të qytetit Vitaly Klitschko.
“Një nga të plagosurit si pasojë e sulmit rus në kryeqytet më 31 dhjetor, vdiq sot në mëngjes”, tha Klitschko në kanalin e tij zyrtar Telegram. “46-vjeçari ishte në terapi intensive në gjendje të rëndë.”
Një person tjetër vdiq dhe 20 të tjerë u plagosën në shpërthimet e së shtunës.
Nga të lënduarit 14 janë dërguar në spital, ndërsa gjashtë të tjerëve iu është ofruar ndihma mjekësore në vend.
Disa ndërtesa shkollash në kryeqytet pësuan dëme të rënda nga shpërthimet./21Media

Back to top button