Villarreali mposht Atalantan, siguron biletën e fundit drejt eliminatoreve

Ka përfunduar ndeshja e fundit e xhiros së gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ku skuadra spanjolle Villarreal ka siguruar biletën drejt fazës eliminatore të kësaj gare.
Villarreali e ka mposhtur si mysafirë me rezultat të ngushtë 3:2 skuadrën e Atalantas.
Ndeshja e sotme ishte paraparë të zhvillohej mbrëmë, por për shkak të reshjeve të mëdha të borës, takimi është zhvilluar sot.
Fillimisht, rezultatin i pari e  ka zhbllokuar sulmuesi anësorë Arnaut Danjuma, i cili ka shënuar për ta dërguar Villarrealin në epërsi prej 1:0 në minutën e 3’ të ndeshjes. Epërsinë në 2:0 për skuadrën spanjolle e ka dyfishuar mesfushori Etienne Capoue në minutën e 42’.
Pjesën e dytë e ka filluar më mirë skuadra mysafire, ku Danjuma ka shënuar golin e dytë personal dhe të tretin për Villarrealin në minutën e 51’.
Atalanta ka filluar të rikthehet në lojë në minutën e 71’, ku ka gjetur golin e parë përmes Malinovskyt, ndërsa rezultatin në 3:2 e ka ngushtuar sulmuesi Duvan Zapata në minutën e 80’.
Goli i Zapatas ishte i fundit në ndeshje. Ku me rezultat 3:2 Villarreal mposht në stadiumin “Gewiss” skuadrën e Atalantas.
Me pikët e reja, Villarreal është renditur në vendin e dytë në Grupin F me gjithsej 10 pikë, katër sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Atalanta që zë vendin e tretë në tabelë.
Rezultati final i ndeshjes është 3:2 në favor të Villarreal.

Back to top button