Violeta Kajtazi e bindur se do të fitojë loto

Këngëtarja e mirënjohur, Violeta Kajtazi si rrallë herë në emisionin “N’Maje t’Gjuhës me Xherin”, në RTV21 ka folur për karrierën dhe jetën e saj.

Ajo këtë të diel foli edhe për ëndrrën e saj, që një ditë t’i bëjë milionat.

Por, kësaj radhe Violeta zgjodhi shëtitjet nëpër botë me shoqe e me pak para, e jo lotarinë 100 milionë dollarëshe, kur u pyet gjatë intervistës: A do të doje të fitoje në lotari 100 milionë dollarë apo të shëtisësh krejt botën por pa shumë para por mm një grup shoqesh që i don ti?

“Të dytën. Unë mundem me thanë që kam shetitë shumë vendet e botës dhe lirisht mund të them se nuk jam kanë me plot pare. Por, sa me pa, me shëtitë. E për lotari nuk e di pse gjithë e kam pasë mendjen shumë ma herët se kam me fitu lotarinë. Unë kam me fitu, herdo kurdo kam me fitu”, tha ajo duke qeshur e duke thënë se “për të fituar duhet të luaj”./21Media

Back to top button