Virxhinia voton për heqjen e dënimit me vdekje

 

Ligjvënësit në shtetin amerikan të Virxhinias kanë votuar për heqjen e dënimit me vdekje si një dënim penal.

Të premten Dhoma e Delegatëve të shtetit ndoqi Senatin e tij në votimin për t’i dhënë fund praktikës, duke i hapur rrugën Guvernatorit, Ralph Northam të nënshkruajë shfuqizimin e ligjit.

Vendimi do të thotë që Virxhinia do të bëhet shteti i parë jugor i SHBA që heq dënimin me vdekje.

Masa vjen në një kohë të debatit të ri në të gjithë SHBA rreth ekzekutimeve, transmeton rtv21.tv.

Ish presidenti, Donald Trump i rifilloi ato në një nivel federal vitin e kaluar pas një pauze 17-vjeçare. Rreth 13 njerëz u vranë në pak muaj – përfshirë gjashtë ekzekutime të kryera pas zgjedhjeve.

Gjatë fushatës së tij presidenciale, Joe Biden tha se do të punojë për t’i dhënë fund dënimit federal me vdekje dhe për të inkurajuar shtetet të ndjekin shembullin.

Kombet e Bashkuara thonë se 170 nga 194 shtetet e saj anëtare kanë hequr ekzekutimet në ligj ose praktikë dhe SHBA është përballur me kritika të përsëritura ndërkombëtare për dështimin e tyre për ta bërë këtë.

Sipas hulumtimit të sondazhit të Gallup, mbështetja publike për ekzekutimet ka rënë nga 80% në vitin 1990 në 55% në 2020./21Media

Back to top button