Vishaj: Personat që vdiqën kishin edhe sëmundje tjera, po i trajtojmë 10 pacientë me Covid

Dy persona kanë vdekur në Klinikën Infektive, të njëjtit së fundi ishin prekur edhe nga Covid-19.
Në Klinikën Infektive të hospitalizuar janë 10 pacientë dy nga ta janë me oksigjenoterapi. Kështu tha Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj përmes një deklarate për media.
Ai tha se dy personat që kanë vdekur dy ditë më parë kanë qenë të moshës 80 dhe 67 vjeçare dhe ata kishin edhe sëmundje tjera.
Tutje Vishaj tha se nuk ka nevojë për panik dhe se në Klinikën Infektive ka mjaftueshëm oksigjenoterapi, barna dhe staf mbështetës.
“Dy ditë më parë në Klinikën infective kanë përfundu me vdekje. Njëri në moshën 80 vjeçare i cili ka qëndruar në Klinikën Infektive 2 orë ngase ka pasur sëmundje tjera të rënda kronike. Një pacient tjetër i moshës 67 vjeçare i cili lëngonte nga sëmundjet e rënda kritike që ishte duke u trajtuar më parë në Klinikën Infektive Në Klinikën Infektive kemi mjaftueshëm oksigjenoterapi, barna dhe staf mbështetës të mjaftueshëm. Mendoj se nuk ka nevojë për panik jemi duke e përcjellur me vemendje situatën epidemiologjike dhe varësisht situatës do të veprojmë”, tha Vishaj./21Media