Viti 2016: Shpat Kasapi emocionohet kur tregon për fëmijërinë e tij

Artisti i njohur dhe i suksesshëm Shpat Kasapi u nda nga jeta dje në orët e para të mëngjesit, ku ai la shumë kujtime të bukura në skenën muzikore, la pas shumë hite.

Në vitin 2016 në televizionin RTV21 ai kishte dhënë  një intervistë për kolegen dhe miken e tij Big Mama ku aty kishte treguar se sa shumë emocionohet kur flet për fshatin e Nënës së tij

‘’Kjo është zona e Tetovës zona e Lizecit ku bashkë me Bigin kemi ardh shpesh me shoqërinë tonë, se pomduket vetja si gjeograf, po ashtu edhe malet e Sharrit më tregojnë shumë gjëra, dhe disa fshatra më poshtë domethënë është origjina e nënës time është një fshat i cili quhet Rasadisht edhe aty unë shumë shpesh i vogël kam shku, kam lujt me shokë, me kusherinjtë e mi kohë pas kohe vinte edhe Besiana edhe vërtetë më ngjallin shumë qaste të bukura fëmijërore, dhe u emocionova pak dhe unë vi shpesh këtu kështu që janë shumë gjëra të bukura shkofshim shpesh për skijim lart te tek kodra e diellit’”, kishte thënë ai./21Media

Back to top button