Viti 2021 për Teatrin “ODA”
Një rezyme e punës së Teatrit “Oda” për vitin 2021 është bërë sot në emisionin “Për ditë të mbarë” të RTV21.
Florent Mehmeti, Drejtor i Teatrit “ODA” ka treguar se si ka shkuar puna gjatë këtij viti në kushte pandemie.
Mehmeti ka treguar se sa ka qenë produktiv Teatri “ODA” gjatë këtij viti.
Ai gjithashtu ka folur edhe për programin e Teatrit “ODA” për vitin e ardhshëm(2022).
Teatri i pavarur ODA është themeluar në fund të vitit 2002 me iniciativë të Lirak Çelaj – aktor, dhe Florent Mehmeti– regjisor.
Kurse më 1 mars 2003 u shfaq premiera e parë e ODA-së me shfaqjen “Monologët e Vaginës”. Prandaj 1 marsin ODA e kremton si përvjetor të saj./21Media