Viti 2022 do të jetë shumë më sfidues se sa viti 2021
Në aspektin ekonomik, viti 2022 do të jetë shumë më sfidues se sa vitit 2021, ka thënë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës.
Rukiqi ka numëruar disa arsye se pse viti 2022 do të jetë më i vështirë dhe sfidues për Kosovën shkaku i pandemisë.
“1. Nuk do të përsëritet vera e vitit 2021, që ishte infuzioni kryesor për shumë ndërmarrje (i ardhur nga diaspora), të dërrmuara nga pandemia; Konsumi do të shënoj renie, rrjedhimisht edhe norma e rritjes ekonomike do të jetë në renie.
2. Ky dimër do të jetë më i “gjatë” se tjerët, marrë parasysh problemet me furnizimin dhe çmimet e energjise elektrike dhe çmimet e rritura në pothuajse teë gjithë lendët e para dhe produktet finale, nga kategoritë e produkteve që ne i importojmë.
3. Paparashikueshmëria me pandeminë do të vazhdoj të sjell kokeqarje për sektorin privat. Sektori privat ende nuk arrin të kuptoj, cka është vlera e vaksinimit me dy dhe tre doza, nëse të njëjtat nuk garantojnë liri të veprimit dhe kryerjes të aktivitetit biznesor. Çdo masë për kontrollimin e pandemisë, duhet të kufizoj të pavaksinuarit e jo ata që me shumë zell e respektuan thirrjen për vaksinim.
4. Do të rritet problemi me fuqinë punëtore. Mosgjetja e punëtorëve me shkathtësi të caktuara është si problem në rritje për të gjithë sektorët. Nëse kjo problematikë vazhdon, ne do të kemi probleme serioze me aftesinë konkurruese për eksport dhe investime”, ka thënë Rukiqi.
Në shkrimin e tij në Facebook, Rukiqi ka thënë se qeveria, parlamenti dhe të gjitha institucionet duhet të jenë të hapura për dialog me sektorin privat, në adresimin e këtyre temave, por edhe shumë çështjeve tjera me rëndësi jetike për zhvilimin e vendit./21Media