Vitia: Fitore Zenelaj do të jetë një frymëzim për mosdorëzim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka shprehur ngushëllime për vdekjen e infermieres, Fitore Zenelaj. Ai ka thënë se Zenelaj do të jetë një frymëzim për mo dorëzim.

“U pikëlluam thellësisht për largimin në amëshim të infermieres Fitore Zenelaj.
Gjallëria, entuziazmi e dashamirësia që rrezatonte Fitorja do të mungojnë në jetët e të gjithë atyre që patën rastin të punojnë me të, të trajtohen nga ajo dhe ata që e kishin pranë në jetën e tyre. “, ka shkruar Vitia në Facebook.

Ai ka shtuar se fitore Zenelaj do të mbahet mend përgjithmonë.

“Ajo luftoi. Por mbi të gjitha Ajo i mësoi të tjerët si të luftojnë. Ndaj do të mbahet në mend e respektohet gjithmonë.Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën!”, ka përfunduar Vitia./21Media

Back to top button