Vitia: Lista e LVV-së për asamble më e votuara në Prishtinë

 
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka thënë se lista e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për asamble është më e votuara në Prishtinë.
“Qytetarët kanë vlerësuar moralin dhe profesionalizmin që kjo listë përfaqëson”, ka thënë Vitia.
Vitia ka thënë se në Kuvendin Komunal në Prishtinë, Vetëvendosje do të ketë 18 asambleistë.
“Gjithsej 18 nga kandidatët tanë tashmë janë asambleistë, duke na bërë kështu subjektin më të madh në asamblenë komunale. Në një takim të përzemërt falënderova secilin për vetëdijen dhe standardin e lartë të vendosur në këtë garë dhe përkushtimin e tyre për shpalosjen e programit tonë në terren. U dakorduam që së bashku do punojmë drejt fitores së madhe të 14 nëntorit, fitore që do të jetë e secilit”, ka shkruar Vitia në Facebook.
Kandidatët Arben Vitia nga LVV dhe Përparim Rama nga LDK do përballen në balotazh./21Media

Back to top button