Vitia me kryetarët e komunave pajtohen të hiqet ora policore

 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe përfaqësuesit e Asociacioni të Komunave të Kosovës, janë pajtuar që të hiqet ora policore, vendim ky që më pas duhet të merret edhe në Qeverinë e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për rtv21.tv Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, pas takimit me ministrin e Shëndetësisë.

Ai ka thënë se pritet të merret vendim që gastronomët të lejohet të punojnë deri në orë 23:00.

Sipas tij, në javët në vazhdim pritet të zbuten masat për hotelierit nëse vazhdon ky trend i rënies së rasteve me COVID-19./21Media

 

 

 

Back to top button