Vitia në një konferencë për media komenton rezultatin
Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia në një konferencë për media, menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit tha se rezultati për Prishtinën është i ngushë.
“Ne këtu jemi sonte, pavarësisht asaj që kemi marr nga exit-polli që jemi përpara, ne jemi duke pritur rezultatet dhe sapo të marrim rezultatin nga komisionerët tonë do të dalim të ju njoftojmë”, tha Vitia.
Disa Exit Poll-e e kanë shpallur Arben Vitinë fitues në garën për Prishtinën, mirëpo këto projeksione kanë margjinë të gabimit.
KQZ ka filluar numërimin e votave./21Media