Vitia nënshkruan listën për çmimet e unifikuara të barnave

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar listën finale e ligjit për çmimet e unifikuara të Barnave.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Vitia në Facebook, i cili ka thënë se ulje të barnave do të ketë në mbi 2900 produkte medicionale.
“Sot nënshkrova listën finale që i hap udhë jetësimit të Ligjit për çmimet e unifikuara të Barnave. Për herë të parë, barnat do të jenë me çmime të njëjta kudo dhe më të ulta sesa tani. Në disa nga barnat, çmimet janë ulur 5 deri në 10 herë. Ulje të ndjeshme ka në mbi 2900 produkte medicinale. Urime të gjithë qytetarëve!”, ka njoftuar Vitia. /21Media