Vitia: Nuk do flas për garën zgjedhore deri sa Kurti të më zëvendësojë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili po synon të marrë postin e të parit të Prishtinës ka thënë se deri tash nuk ka folur e as postuar asnjëherë për garën si kryetar i kryeqytetit.
Vitia ka thënë se është i koncentruar në menaxhimin e pandemisë, dhe nuk do të flasë më për këtë temë derisa kryeministri Albin Kurti ta zëvendësojë atë në postin e ministrit të Shëndetësisë.

“Koncentrimi im është përballja me pandeminë dhe Ministria e Shëndetësisë. Ne po përballemi me një variant jashtëzakonisht të rrezikshëm siç është Delta. Kjo është hera e fundit që flas për garën zgjedhore derisa kryeministri do të vendosë të më zëvendësojë”, ka thënë Vitia në një konferencë për media./21Media 
Back to top button