Vitia raporton në komisionin hetimor për menaxhimin e pandemisë COVID-19

 

 

Para deputetëve të komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë, sot do të raportojë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ish- zëvendës ministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku.

Derisa gjatë se martës në këtë komision u raportua edhe për vdekjen e Agon Musliut i cili u vetëvra në Qendrën e Studentëve e cila ishte kthyer në karantinë në pandemi për gjithë ata që ktheheshin nga shtetet tjera.

Deputetët e këtij komisioni fillimisht morën në pyetje ish-menaxherin e karantinës, Valdet Hashani i cili gjatë intervistimit tha se asnjë qytetar i pranuar në qendrën e karantinës nuk është liruar pa vlerësimin shëndetësor të ekipeve mjekësore, derisa ka shtuar edhe se me këtë rast tha se në vlerësimet mjekësore nuk ka pasur asnjë diagnozë për gjenden shëndetësore të të ndjerit, Agon Musliu.

Ndërsa, Naim Musliu babai i të ndjerit i cili ka akuzuar deputetët e Vetëvendosjes se pse nuk e kanë ngritur zërin për djalin e tyre.

Back to top button