Vitia: Situata me COVID-19 akoma e brishtë dhe jostabile

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, deklaroi se dikasteri që ai drejton dhe Qeveria e Kosovës janë fokusuar të shfrytëzojnë potencialet e tyre për të trajtuar me seriozitet situatën me COVID-19 në vend.
Vitia, në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, tha se situata me pandeminë në ditët e fundit ka pasur një tendencë të rënies, por vazhdon të jetë akoma e brishtë dhe jostabile, shkruan rtv21.tv
Vitia njoftoi se pacientët e hospitalizuar janë të infektuar 10 deri në 14 ditë më herët, dhe akoma është numër i lartë i pacientëve të hospitalizuar, e që është siç u shpreh ai, ngarkesë për profesionistët shëndetësor dhe infrastrukturën spitalore.
Të hospitalizuar janë rreth 1 mijë e 200 pacientë të infektuar, një pjesë e tyre në mjekim intensiv e të tjerë në oksigjeno-terapi.
Ministri ngushëlloi familjarët që kanë humbur më të dashurit e tyre nga COVID-19.
“Në këtë kohë të vështirë të tregojmë solidaritet me ata që kanë humbur më të dashurit”, tha ministri.
Vitia bëri të 85 inspektorë sanitarë kanë nisur punën në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për parë nëse masat antiCOVID po zbatohen nga qytetarët dhe bizneset./21Media

Back to top button