Vitia vlerësoi kontributin e Jahjagës për sigurimin e paisjes PET Scan

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia vlerësoi kontributin që ish presidentja Atifete Jahjaga dha për sigurimin e pajisjes PET Scan.
Ai këto komente i ka bërë në Facebook, pas takimit me Sekretaren e Përgjithshme e “Alëaleed edhe Ambasadore e Vullnetit të Mirë të Kombeve të Bashkuara.

“Në këtë takim, Ministri Vitia, shprehi falënderime të sinqerta për mbështetjen e pa rezervë të Mbretërisë së Arabisë Saudite, në Republikën e Kosovës dhe falënderoi shkëlqesinë e sajë, Princeshën Lamia bint Majid Al Saud për vullnetin e saj që për shëndetësinë në Republikën e Kosovës, të dhuroj pajisjen PET Scan.

Ministri, po ashtu shprehu falënderim për rolin e Presidentes së Kosovës në sigurimin e këtij donacioni të vlefshëm për shëndetësinë.

Ministri Vitia, tutje u shpreh i kënaqur që prioritetet tona të përcaktuara në zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve diagnostikuese, po mbështeten drejtpërdrejtë nga organizata bamirëse dhe filantropike “AL Waleed Philanthropies”.”, thuhet në postimin e Vitisë në Facebook.
Po ashtu bëhet e ditur se ministri Vitia potencoi se pajisja PET SCAN do t’i mundësojë pacientëve qasje të lehtë dhe të shpejtë për diagnostikimin e sëmundjeve malinje në fazën e hershme dhe vlerësimin e përgjigjeve ndaj kimioterapisë që do të ndihmojë në rritjen e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit shëndetësor në përgjithësi.

“Ministri në fund të takimit edhe njëherë falënderoi shkëlqesinë e saj, princeshën Lamia bint Majid Al Saud se vendi dhe populli ynë do të jenë përgjithmonë mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e treguar.”, ka përfunduar ai./21Media

Back to top button