Vitin e ardhshëm nis ndërtimi i rrugës nga Kodra e Trimave deri në Shkabaj 

 

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi sot bashkë me kompaninë projektuese doli në terren për t’i parë nga afër matjet gjeodozike të rrugës nga Kodra e Trimave deri në Shkabaj, përkatësisht rrugën lidhëse mes dy rrugëve nacionale, atë të Podujevës dhe Mitrovicës.

Ky është projekt i ri në kuadër të rrugëve të reja që do të ndërtohen në komunën e Prishtinës.

Abrashi, siç informoi ministria, tha se vitin e ardhshëm është paraparë ndërtimi i kësaj rruge, e cila do t’i lidhë dy rrugët nacionale, atë të Podujevës dhe Mitrovicës.

“Kjo rrugë do të ketë ndikim të madh në shkarkimin e Prishtinës nga trafiku i ngarkuar, duke lidhur dy rrugë nacionale, atë të Podujevës dhe Mitrovicës. Po ashtu fshatërat për rreth do ta kenë më të lehtë qasjen në auto-udhët e Kosovës përmes kësaj rruge si dhe hap perspektivën për krijimin e zonës ekonomike afër Qendrës së Panaireve”, tha Abrashi.

Kjo rrugë është në kuadër të projekteve të reja që Ministria e Infrastrukturës do t’i realizojë, sipas buxhetit të vitit 2021.

“Ministria e Infrastrukturës shpejt do ta nënshkruajë një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Prishtinës, për ndërtimin e rrugës A dhe shumë projekte të tjera.”, u bë e ditur në komunikatë./21Media

Back to top button