Viva Fresh Store ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme

Viva Fresh Store do të vazhdojë  të ofrojmë shërbime profesionale, për çdo FAMILJE!

Menaxhmenti i kompanisë Viva Fresh Store, njofton të gjithë qytetarët dhe konsumatorët e saj besnikë se, tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, që përgjatë këtyre ditëve, të ofrojë shërbime sa me cilësore, në gjithë rrjetin e marketeve të saja, në tërë Kosovën.

Si pasojë e frikës nga Koronavirusi, qytetarët e Kosovës kanë filluar të furnizohen më produkte bazë, për nevojat e tyre të përditshme. “Si rezultat i blerjeve të mëdha, NE jemi përgatitur që në vazhdimësi, t’i furnizojmë me kohë, pikat e shitjes në gjithë Kosovën. Gjithashtu, kemi marr mbështetje edhe nga furnitorët tanë të rregullt, që gjatë kësaj periudhe të furnizohemi në mënyrë të vazhdueshme, më të gjitha produktet e nevojshme, duke eliminuar çdo mundësi, të mungesës së produkteve, për familjet tona të shenjta.”, thuhet në njoftimin e  Viva Fresh Store.

Nuk ka nevojë që të krijohet panik dhe frikë për mungesë të produkteve. Kompania Viva Fresh Store ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për ta kaluar këtë situatë.

Viva Fresh Store zotohet se nuk do të ketë ngritje të çmimeve dhe do të vazhdojë të sjell cilësi në produkte. “JU garantojmë se nuk do të ketë ngritje të çmimeve si dhe do të vazhdojmë të ofrojmë ZBRITJE dhe OFERTA, në gjithë gamën e gjerë të produkteve, të cilat janë të domosdoshme, për secilën FAMILJE në tërë Kosovën. Edhe përkundër fluksit të madh të blerjeve, shërbimi ndaj secilit konsumatorë, nuk do të mungojë dhe do të jetë sa më cilësor.”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kompania Viva Fresh Store me ketë rast falënderon gjithë stafin e saj për gatishmërinë dhe profesionalizmin e ofruar pa rezervë, përgjatë këtyre ditëve.

[Tekst i sponsorizuar]

 

Back to top button