Vizita e ministrit Çeku në komunën e Preshevës

 
Gjatë ditës së djeshme Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka vizituar komunën e Preshevës.
Atje u prit nga Kryetarja e Komunës, Ardita Sinani, Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa dhe zyrtarë të tjerë.
“Gjatë këtij takimi ata diskutuan për konkretizimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. Për planet dhe projektet që do të ndikonin në përmirësimin e jetës së qytetarëve, veçanërisht të rinjve. Të përdoret trashëgimia kulturore si mjet për revitalizim socio ekonomik, nxitje të punësimit dhe gjallërim të jetës në përgjithësi, që të rinjtë të shohin perspektivë në vendin e tyre”, thuhet në njoftimin e MKRS-së në Facebook.
Vizitën e vazhduan në Shtëpinë e Kulturës, zyrën e përfaqësuesve të të rinjve të Preshevës, shoqatën kulturore artistike “Presheva”, Bibliotekën e qytetit dhe RTV Presheva.
Ministri Çeku ua konfirmoi mbështetjen e institucioneve të Kosovës që në të gjitha mekanizmat dhe rrugët ligjore të jenë pranë shqiptarëve të Luginës së Preshevës./21Media

Back to top button