Vizita historike, Biden dhe Sunak bisedojnë në Belfast

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka zhvilluar bisedime në një hotel në qendër të qytetit të Belfastit me presidentin amerikan, Joe Biden.

Biden ndodhet në Belfast për një vizitë katërditore në Irlandën e Veriut dhe Republikëne irlandës.

Ai u përshëndet nga Sunak të martën mbrëma teksa doli nga Air Force One në Aeroportin Ndërkombëtar të Belfast.

Vizita e tij shënon 25 vjetorin e Marrëveshjes së së Premtes së Mirë – një marrëveshje paqeje që ndihmoi t’i jepet fund 30 viteve të konfliktit të dhunshëm në Irlandën e Veriut.

Shtëpia e Bardhë përshëndeti “përparimin e jashtëzakonshëm” që kur u nënshkrua në 1998.

Por udhëtimi i Bidentit është në hije nga fakti se qeveria e Irlandës së Veriut për ndarjen e pushtetit nuk po funksionon.

Back to top button