Vjedhi ari me vlerë 4000 euro, pronari e zuri në flagrancë

Një burrë ka vjedhur një sasi të arit, me vlerë rreth 40000 euro, të mërkurën në Fushë Kosovë.
Sipas raportit të policisë i dyshuari nuk ka arritur të ikte pasi që pronari e kishte zënë në flagrancë.
Ndërsa i dyshuari i kishte hedhur stoli në rrugë gjatë ikjes, transmeton rtv21.tv.
I dyshuari është arrstuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa malli i vjedhur i është kthyer pronarit. Rasti është cilësuar si “Vjedhje”./21Media