Vjedhin kabllo tokësore në Mitrovicë të Veriut, nis hetimi

Një rast vjedhjeje është raportuar në Mitrovicë të Veriut, ku persona të panjohur kanë vjedhur kabllo tokësore.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur dje, kur ankuesi, gjatë inspektimit të disa punimeve ka vërejtur mungesën e kabllove.
Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
”Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë inspektimit të disa punimeve ka vërejtur se janë vjedhur kabllo tokësore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e të dyshuarve dhe rrethanave të vjedhjes.