Vjedhja në thesar, Murati: Do të fillojë kthimi i një pjese të mjeteve

 

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë ngrirë rreth 1 milionë euro që dyshohet që janë para jo të ligjshme për financimin e terrorizmit.

Ai në një konferencë për media tha se kjo është bërë në kuadër të fushatës për eliminimin e mashtrimeve dhe vendosjen e rendit dhe rregullit.

Ministri Murati sqaroi edhe pozicionin lidhur me vjedhjen e 2.1 milionë euro nga Thesari i shtetit vitin e kaluar. “Kemi kontaktuar me prokurorinë. Shumë shpejt do të fillojë kthimi i një pjese të mjeteve”, tha ai. Lajmi për zhdukjen e më shumë se 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, u bë i ditur nga ish-ministrja, Hykmete Bajrami më 20 tetor të vitit të kaluar. /21Media

Back to top button