Vjedhje në banesën e prokurorit

Një prokuror ka raportuar në Polici se hajnat brenda banesës së tij në Prishtinë i kanë vjedhur gjësende.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të enjten.

“Ankuesi mashkull kosovar (prokuror i shtetit) ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur në korridorin brenda banesës së tij i është vjedhur portofoli me dokumente personale dhe dy palë çelësa të banesës”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Policia po e heton rastin./RTV21

Back to top button