Vjedhje në Gjakovë, hajnat vjedhin para dhe armë zjarri

Një vjedhje e rëndë është raportuar sot rreth orës 08:30 të mëngjesit në fshatin Novosellë e Epërme e Gjakovës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit

“Sot, është raportuar se në fshatin Novosellë e Epërme-Gjakovë, persona të panjohur rreth orës 08:30 kanë depërtuar në një shtëpi ku kanë vjedhur një armë zjarri (pistoletë) me nëntë copë fishekë, si dhe një shumë të konsiderueshme parash. Njësitë përkatëse policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë”. Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit”, tha Elezaj për portalin rtv21.tv

Lidhur me shumën e parave të vjedhura, mediat raportojnë se bëhet fjalë për rreth 120 mijë euro. /21Media

Back to top button