Vjedhje në një argjendari në Prishtinë, rasti po hetohet
Një rast i vjedhjes ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas Borovcit, nga informacionet e para nuk raportohet për të lënduar dhe se rasti po hetohet.
“Rreth orës 09:00, policia ka pranuar informatën për një vjedhje të ndodhur në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë. Nga informacionet e para nuk raportohet për të lēnduar, ndërkaq policia ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci. /21Media