Vjehrri e bën për spital renë e tij në Pejë

Një person është arrestuar të premten rreth orës 20:40 pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht nusen e djalit të tij (renë) duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button