Vjen në jetë fëmija i 7-të i Boris Johnson

Kryeministri Boris Johnson dhe gruaja e tij Carrie kanë njoftuar lindjen e një “vajze të shëndetshme” në një spital në Londër herët të enjten.
Në një deklaratë, një zëdhënës i çiftit tha se Kryeministri dhe zonja Johnson janë të lumtur të njoftojnë lindjen e një vajze të shëndetshme në një spital në Londër më herët sot.
“Edhe nëna edhe vajza janë shumë mirë. Çifti dëshiron të falënderojë ekipin e shkëlqyer të maternitetit të NHS për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e tyre”, thuhet në deklaratë.
E porsalindura është fëmija i dytë e çiftit, pas lindjes së Wilfred tani 19 muajsh.
Carrie, 33, është gruaja e tretë e kryeministrit 57-vjeçar, pasi çifti u martua në maj të këtij viti në një ceremoni sekrete në Katedralen Westminster.
Johnson ka katër fëmijë të rritur  Lara, Milo, Cassia dhe Theodore  me gruan e tij të dytë Marina Wheeler, si dhe një vajzë që rezulton nga një lidhje me konsulentin e arteve Helen MacIntyre.
Ka kohë që spekulohet për një fëmijë tjetër, pasi Johnson vazhdimisht refuzoi të zbulonte numrin e përgjithshëm të pasardhësve të tij.
Por në një intervistë televizive gjatë një vizite në SHBA në maj të këtij viti, ai tha se kishte gjashtë fëmijë – tani janë rritur në shtatë me lindjen e sotme./21Media

Back to top button