Vjeshta fillon me mot me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të pakta parashihen në relievin malor.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-2m/s.