Vjosa Osmani uron Yllka Gashin për suksesin në Spanjë: Jemi krenarë me ty

 
Aktorja Yllka Gashi fitoi çmimin “Aktorja më e mirë”, në festivalin “Seminci” në Spanjë,  për portretizimin e Fahrije Hotit në filmin vendor “Zgjoi”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar aktoren Yllka Gashi për këtë sukses që ka arritur.
Osmani e ka quajtur aktoren superstar ndërkombëtar.
“Kjo grua e jashtëzakonshme është shndërruar nga një aktore në ekranet tona televizive të Kosovës në një superstar ndërkombëtar. Yllka, jemi shumë krenarë me ty! Performanca juaj në #Hive solli në jetë luftën e grave të Krushës”, ka shkruar Osmani në Twitter.


Filmi “Zgjoi” me regji nga Blerta Basholli, është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetësën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë./21Media

Back to top button